Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Vera e kuqe dhe çokollata e zezë ndihmojnë për ngadalësimin e efekteve të sëmundjes së alcajmerit, kanë zbuluar shkencëtarët.
Ato përmbajnë një substancë natyrale, të quajtur resveratrol, që parandalon këtë sëmundje.
“Resveratrol” zvogëlon mundësinë e molekulave të dëmshme të imunitetit që të depërtojnë në indet e trurit, thonë studiuesit në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown.
Sëmundja e alcajmerit shkakton inflamacion, i cili dëmton trurin. Mendohet se dëmi shkaktohet nga formimi i proteinave anormale, të cilat dëmtojnë dhe shkatërrojnë neuronet. Studimi i ri sugjeron se, disa nga molekulat e imunitetit që mund të shkaktojnë inflamacion në gjak, mund të kalojnë më pas në tru.
Alcajmeri është një nga llojet e demencës (degjenerimi i trurit) që shkakton probleme me kujtesën, të menduarit dhe mënyrën e sjelljes. Zakonisht simptomat zhvillohen ngadalë, përkeqësohen me kalimin e kohës derisa arrijnë në pamjaftueshmëri për të kryer detyrat e përditshme. Kjo ecuri e ngadaltë mund të zgjasë për shumë vite. Ndryshimet më të hershme mund të jenë kaq të lehta, sa që shpesh është e pamundur të përcaktohet koha e saktë e fillimit të tyre.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/
