Kryefaqja Box 3 Ja cilët janë përforcuesit më të mirë të imunitetit që ju ndihmojnë...

Ja cilët janë përforcuesit më të mirë të imunitetit që ju ndihmojnë të parandaloni COVID-19

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Në këto kohë virozash dhe pandemie gjëja më e rëndësishme është të ushqeheni shëndetshëm dhe të rrisni imunitetin. Sipas Tiana Carey, dietologe në UC Davis Health, marrja e vitaminave të nevojshme dhe mbajtja e një diete ushqimore të shëndetshme ju ndihmon të parandaloni Covid-19.

Ja disa nga produktet që ju ndihmojnë të rrisni imunitetin:

Vitamina A (Beta Karroten): Kjo vitamnië ndihmon në rregullimin e sistemit të frymëmarrjes. Ushqimet e pasura me vitaminë A janë: karrotat, patatja e ëmbël, spinaqi, brokoli, specat e kuq etj.

Vitamina C: është e ditur tashmë që vitamina C është një nga elementet më të mirë për të rritur imunitetin. Kjo vitaminë ndihmon në formimin e antitrupave dhe lufton inflamacionet. Frutat agrume, luleshtrydhet, piperi i kuq, kivi etj janë të pasura me vitaminë C.

Vitamina E: kjo lëndë ushqyese promovon neutralizimin e radikaleve të lira dhe vepron si antioksidant. Ushqimet e pasura me vitaminë E janë vajrat bimore, arrat, farat e ndryshme, avokado etj.

Zinku: është një element thelbësor në rritjen e imunitetit. Ushqimet e pasura me zink janë fasulet, farat, arrat, mishi, shpezët, prodhimet e detit.

Proteinat: aminoacidet specifike që gjenden në proteina janë thelbësore për funksionimin e qelizave T, të cilat janë qeliza që mbrojnë trupin kundër patogjenëve. Mishi, shpezët, prodhimet e detit, vezët, fasulet, arrat, farat etj janë disa nga produktet që përmbajnë proteina.

KUJDES!!! Për parandalimin e COVID-19 nuk është kriter vetëm rritja e imunitetit, larja e duarve dhe distancimi fizik mbeten veprimet kryesore për parandalimin e sëmundjes.

Burimi: HEALTH UCDAVIS

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here