Ja cili është sekreti i një martese të gjatë dhe të lumtur!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

martese e lumturÇelësi më i mirë i jetëgjatësisë martesore është komunikimi. Të dy partnerët duhet të jenë të sjellshëm dhe të afërt emocionalisht me njëri-tjetrin, sipas hulumtimit të kryer nga Instituti “Gottman”, SHBA.

A e trajtoni njëri-tjetrin me konsideratë, duke mos qenë kritikë dhe të ashpër? A keni tendencë për të parë të mirën tek partneri juaj dhe të dëshironi lumturinë e tij?

Këto raporte pasqyrojnë një çift të lumtur, e si pasojë një martesë të gjatë e të shëndetshme.

Një studim i fundit nga Universiteti i Gjeorgjisë ka gjetur se një përbërës thelbësor për dashurinë e qëndrueshme është mirënjohja. Ata që ndihen të vlerësuar nga bashkëshorti i tyre mund të angazhohen dhe përkushtohen në martesën e tyre më shumë.

Së fundi, vendimi i përbashkët për të kryer detyrat, janë gjithashtu të rëndësishme për një partneritet të gjatë dhe të kënaqshëm, sipas një studimi në gazetën “Çështje Familjare”, thotë Gail Saltz, psikiatër i specializuar në shëndetin, seksin dhe marrëdhëniet.

Burimi: http://news.health.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare