Ja cili lloj peshku është më i shëndetshmi dhe duhet ta konsumoni çdo javë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Tashmë të gjithë i kanë dëgjuar të mirat që sjell ngrënia e peshkut, për shkak të vitaminave, mineraleve dhe yndyrnave të mira si omega3. Nga hulumtimet rezulton se acidet yndyrore omega3 mund t’ju ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe trajton problemet e presionit të gjakut. Për më tepër, ushqimi i detit ka më pak kalori dhe yndyrë krahasuar me mishin e kuq. Prandaj rekomandohet të përdorni peshk 3 herë në javë. Këtu do të paraqesim llojet më të mira dhe të shëndetshme të peshkut:

seafood isolated on white background

Salmoni:  njihet për përfitimet e tij shëndetësore. Është një ndër peshqit më të pasur më omega3. Ai përmban 2gram acide yndyrore omega3 në 120gr peshk. Salmoni është gjithashtu i pasur me selen dhe vitaminë D, të cilat kanë përfitimet e tyre në shëndetin e kockave. Salmoni është i pasur në molekula të vogla bioaktive proteinike, të cilat mund t’ju mbrojnë nga rezistenca e insulinës, kontrollojë inflamacionin në sistemin tretës etj.

Butakët (midhjet, karkalecat, gaforret): përmbajnë shumë kolesterol, por pavarësisht kësaj është shumë i shëndetshëm. Butakët janë një burim shumë i mirë i proteinave. Proteinat kanë një rol mjaft të rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe të mbajnë të plotë për një kohë të gjatë.

Karkalecat e detit janë një lloj butaku, që përmbajnë shumë proteina, në 100gr karkaleca deti gjenden rreth 19gr proteina. Të njëjtën gjë mund të themi dhe për butakët e tjerë si gaforret, të cilat përmbajnë 16gr proteine në 100gr. Për më tepër, butakët janë të pasur me zink. Trupi ka nevojë për zink për të ruajtur sintezën e duhur të proteinave, funksionin imunitar etj. Lidhur me zinkun, një individ i shëndetshëm ka nevojë për rreth 9-11 mg zink në ditë.

Sardelet: Sardelet kanë përfitime të mëdha shëndetësore dhe janë të ulëta në kalori. Vlera e sardeleve shihet edhe në acidet yndyrore omega3 që i ka me shumicë. Sardelet përmbajnë me shumicë edhe vitaminë B12, e cila është e domosdoshme për formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Sardelet për shkak të vitaminave dhe mineraleve që përmbajnë ndihmojnë për të luftuar inflacionin, për të rritur sistemin imunitar, në parandalimin e anemive etj.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin