Kryefaqja Box 5 Ja disa mënyra natyrale për të hequr morrat

Ja disa mënyra natyrale për të hequr morrat

0
Shpërndaje

Morrat janë parazitë të vegjël që jetojnë në lëkurën e kokës dhe ushqehen me gjak. Zakonisht, ky është një problem që prek fëmijët. Ata mund t’i marrin morrat përmes kontakteve me një person të infektuar nëpërmjet lojës, sportit, të fjeturës, veshjes së zobave, ndarjes së artikujve të kujdesit personal etj. Morrat riprodhohen shumë shpejt dhe është shumë e vështirë që të eleminohen shpejt. Heqja e tyre përmes krehjes me krëhër të vogël mund të mos rezultojë shumë efektive, por është një hap që duhet të ndiqet. Ja disa mënyra natyrale që ju shpëtojnë nga morrat:

morraHudhra: merrni 10 thelpinj hudhre dhe përziejini me 3 lugë lëng limoni, shtrydhini në një mikser derisa të bëhet një masë homogjene. Aplikojeni përzierjen në lëkurën e kokës. Lëreni maskën të veprojë për gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të nxehtë. Aplikojeni këtë maskë sa herë që të laheni. Rekomandohet 3 herë në javë.

Vaj ulliri: aplikoni vaj ulliri ekstra të virgjër në kokë përpara se të shkoni të flini. Mbështilleni kokën me një napë apo peshqir dhe mbajeni gjatë gjithë natës. Në mëngjes, me anë të një krëhri me dhëmbëza të vogla krihini flokët disa herë dhe më pas lajeni kokën mee ujë të ngrohtë.

Kripë me uthull: përzieni gjysmë filxhani me kripë dhe uthull molle ose rrushi. Vendosni një napë në kokë ose ndonjë kapuç në mënyrë që të çrrënjosen morrat dhe mbajeni për 2 orë. Pas 2 orësh, lajeni kokën me ujë të nxehtë. Përsëriteni këtë metodë çdo 3 ditë.

Vaj kokosi: parandalon riprodhimin e morrave. Së pari, shpëlani kokën tërësisht me uthull molle dhe lëreni deri sa të thahet koka. Pastaj aplikoni vajin e kokosit nga lëkura e kokës e deri në majë. Mbështilleni kokën me napë ose me peshqir dhe mbajeni minimalisht për 8 orë gjatë natës. Të nesërmen lajeni kokën me ujë të nxehtë dhe përdorni një krëhër me dhëmbëza të vogla për të krehur kokën.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: topreminders.com

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here