Ja disa mënyra natyrale për të mbuluar thinjat

thinjaEdhe pse dalja e thinjave është diçka që do vijë me kalimin e viteve, ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në daljen e tyre më parë si gjenetika, stresi, mënyra e jetesës etj. Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra se si të minimizoni dukjen e thinjave.

Rozmarina: nëse keni flokë të errët, bëni një çaj me 4 lugë rozmarinë dhe 1 litër ujë. Lajeni kokën me lëngun e krijuar 3 herë në javë dhe ngjyra e flokëve tuaj do të forcohet.

Kamomili dhe shafrani i Indisë: këto dy erëza janë për femrat bionde. Në 1 litër ujë shtoni 4 lugë kamomil ose shafran Indie dhe shpërlajeni kokën me këtë lëng sa herë që të laheni (do të ishte e këshillueshme 3 herë në javë).

Avokado me vaj kokosi dhe vaj argani: përzieni 3 përbërësit derisa të përftohet një masë homogjene. Me maskën e krijuar masazhoni flokët dhe mbajini për 30 minuta. Shpërlajeni kokën me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë maskë 1 herë në javë dhe pas 3 muajsh do të vini re disa ndryshime të dukshme.

Vezë me gjethe arre dhe rozmarinë: miksoni këta përbërës në një blender derisa të përftohet një masë homogjene dhe mbajeni në kokë për 30 minuta. Shpërlajeni kokën me ujë të ngrohtë. Kjo maskë mund të përdoret  1 herë në javë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës