Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi
Dëmtimet e flokëve ndodhin për një sërë arsyesh. Thatësia, brishtësia, majat e dyfishta etj janë disa nga problemet më të zakonshme të flokëve.
Ja disa nga gabimet më të zakonshme që çojnë në dëmtimin e flokëve tuaj:
Nxjehtësia e tharëses: do të ishte më mirë që flokët të thaheshin në temperaturën e ambientit. Mund të kërkojnë një kohë më të gjatë, por nuk do të dëmtohen.
Trajtimet e zbutjes: balasami, zbutësit etj e bëjnë flokun më të brishtë dhe më të lehtë për t’u dëmtuar. Përdorni vaj kokosi në vend të tyre.
Ndryshimet e papritura hormonale: shtatëzania, menopauza, ndryshimet psikologjike dhe çdo ndryshim tjetër hormonal i bën flokët më të predispozuar për t’u dëmtuar.
Shampoo e papërshtatshme: ju duhet të përdorni shampo bimore dhe pa kimikate në mënyrë që flokët tuaj të qëndrojnë të shëndetshëm. Shampot me kimikate janë arsyeja kryesore se pse flokët ju rrinë keq.
Krehja e flokëve ndërsa jënë shumë të lagur: thajini pak flokët dhe më pas krihini. Flokët shumë të lagur janë më të butë e të brishtë prandaj ato mund të këputen më shpejt.
Pjastrimi: drejtimi i flokëve me pjastër është një shkatërrues i tyre. Flokët bëhen më të brishtë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë.
Dieta e varfër ushqimore: flokët kanë nevojë për ushqime të shëndetshme, sidomos ato që përmbajnë me shumicë vitamina B-kompleks.
Burimi: Simply Organic Life


