Mira Kapisyzi është emëruar sot me vendim të qeverisë në postin e zv/ministres së Shëndetësisë. Ajo ka mbajtur me herët detyrën e shefes së Shërbimit Neurovaskular pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mira (Rakacolli) Kapisyzi është diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1983 dhe është c ertidikuar në Neurologji në vitin 1987.
Nga viti 1993 deri në 1995 ajo ka ndjekur kurset e trajnimit të përqendruara në epidemoliogji, çrregullimet e lëvizjes dhe dhimbjen e kokës në Itali dhe Francë.
Në vitin 2001 ka marrë titullin Profesor në Universitetin e Kolumbisë në SHBA.
Që nga viti 1997 ajo ka qenë neurologe në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” dhe që prej vitin 1991 ka punuar si profesoreshë e Neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Nga viti 2014-2016 ajo ka mbajtur postin e Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë në tiranë, si dhe ka qenë kryetare e Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë që nga viti 2008. Gjithashtu Mira (Raakcolli) Kapisyzi është anëtare e Akademisë Evropiane të Neurologjisë. Ajo ka botuar një sërë publikimesh mjekësore.
Burimi: Balkan Web / Shendeti.com.al
Mjekë që martohen me mjekë: Mira Rakacolli dhe Perlat Kapisyzi
