Ja mëngjesi i shëndetshëm që duhet të konsumoni para se të filloni ditën

Përgatiti për “Shëndet +”: Elena Beta

mengjesNëse konsumoni mëngjes të shëndetshëm, do të ndjeni përfitime të shumta të cilat do të pasqyrohen në trupin tuaj. Për më tepër, lëkura do të shkëlqejë nga shëndeti.

Kjo recetë që ju sugjerojmë për mëngjes do t’ju ndihmojë në procesin e djegies së yndyrës, do të normalizojë peshën tuaj dhe mund të humbni 2-3 kile gjatë zbatimit të saj. Gjithashtu, përbërësit që përmban kjo recetë do t’ju ndihmojnë me zorrët, kapsllëkun dhe dhjamin e barkut, për më tepër thonjtë do të duken më të shëndetshëm.

Përbërësit:

  • 2 lugë drithëra
  • 300 ml kos të ulët në yndyrë
  • Pak kakao
  • 1 lugë çaji fara luledielli
  • Kumbulla të thara

Përgatitja:

Ky mëngjes duhet të përgatitet një natë më parë për të nesërmen.

Hidhni 100 ml ujë të valë mbi kumbulla të thara, mbulojini dhe lerini 5-10 minuta për t’u ftohur.

Vendosni tërshërë, fara të bluara dhe kakao në një tas tjetër, hidhni kosin dhe përziejini mirë. Bashkoni përbërësit e të dy enëve dhe përziejini deri sa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni masën e përgatitur në frigorifer.

Të nesërmen në mëngjes, konsumoni recetën e përgatitur. Mund të ndjeni diçka “të çuditshme” në stomak ditën e parë, për shkak të përmirësimit të procesit të tretjes, por kjo ndjenjë do të zhduket shumë shpejt.

Rezultatet pozitive do të duken shumë shpejt që pas fillimit të konsumimit të këtij vakti ditët e para.

Burimi:  www.health.com

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?