Nëse konsumoni një mëngjes të shëndetshëm ju do të nisni ditën me energji dhe do të pastroni trupin dhe zorrët nga toksinat
dhe mbeturinat e mbetura nga ushqimet. Mëngjesi që do t’ju paraqesim në këtë postim ju ndihmon të pastroni zorrët, përmirësoni tretjen dhe njëkohësisht është shumë i mirë për humbjen e peshës.
Përbërësit: 2 lugë gjelle tërshërë, 300 ml kos pa yndyrë, një lugë çaji kakao, 1 lugë çaji fara lini.
Përgatitja: së pari, ky mëngjes duhet të përgatitet 1 natë para për të nesërmen. Hidhini të gjithë përbërësit në një tas dhe lërini në frigorifer. Mëngjesit mund t’i shtoni edhe disa feta të holla bananje. Ky është një mëngjes shumë i shëndetshëm dhe do t’ju mbajë të ngopur gjatë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


