Ja mjekët-deputetë të parlamentit të ardhshëm

Janë të shumtë mjekët që kanë zgjedhur që pas një karriere të gjatë në mjekësi t’i përkushtohen politikës. Madje ka dhe raste si Halim Kosova që u bë ministër ende pa u bërë deputet. Më poshte keni disa prej mjekëve që do të jenë në parlamentin e ardhshëm. Ka mjekë që e kanë për herë të parë ose jo, por edhe mjekë që kanë shumë vite në politikë, si Vangjel Tavo i cili e ka mandatin e gjashtë rradhazi.

HalimHalim Kosova

Ish mjeku obstetër-gjinekolog, tashmë ministër i Shëndetësisë, ka fituar mandatin e parë si deputet me Partnë Demokratike. Pas shumë vitesh punë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”  Kosova u bë ministër i Shëndetësisë, post të cilin do ta mbajë deri në shtator, kohë kur krijohet edhe qeveria e re. Megjithëse ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur si mjek, Kosova duket se ka hequr dorë përfundimisht nga profesioni duke ju kushtuar totalisht politikës.

 

 

SpahiuKlodiana Spahiu

Klodiana Spahiu, e lindur në Durrës më 22 maj 1973, është zgjedhur deputete për her t parë për Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Kjo është hera e dytë që Spahiu merr mandatin e deputetes. Klodiana Spahiu është diplomuar në mjekësi në Universitetin e Tiranës dhe për kardiologji në Qendrën Universitare Nënë Tereza. Ajo ka punuar si pedagoge në Universitetin e Tiranës, si kardiologe në Spitalin e Durrësit dhe ka kryer disa specializime në këtë drejtim. Klodiana Spahiu është docente pranë Universitetit Zonja e Këshillit të Mirë, Tiranë. Klodiana Spahiu është anëtare e Komisionit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë.

 

ZecishtiYlli Zeçishti

Ish shefi i urgjencës kirurgjikale ka marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 23 qershorit në Qarkun e Korçës. Zeçishti pas një karriere të gjatë si mjek kirurg ka vendosur tashmë të  bëhet pjesë e politikës. Edhe pse është pjesë e Partisë Socialiste, Zeçishti nuk ka ngurruar të ngrejë zërin kundër kryetarit Edi Rama përsa i përket  reformave në shëndetësi. Mesa duket Zeçishti do të jetë një zë i fortë i sistemit shëndetësor në parlamentin e ardhshëm.

 

 

 

TavoVangjel Tavo

Prej shumë vitesh ai është një prej politikanëve më në zë të vendit tonë. E kemi parë në sipërmarrje të rëndësishme, ndërsa ka mundur të sigurojë jo pak, por pesë mandate të njëpasnjëshme në Kuvendin e Shqipërisë. Vangjel Tavo, ish ministri i Shëndetësisë ka arritur të sigurojë një tjetër mandat deputeti, në Qarkun e Gjirokastrës. Megjithëse ka vite që e ka braktisur profesionin e mjektu, nuk mund të lihej jashtë listës së mjekëve, tashmë deputetë.

 

 

 

VasiliPetrit Vasili

Ish ministër i Shëndetësisë në vitin 2009 dhe zv.ministër nga viti 2001-2003. Petrit Vasili do të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm nën siglën “LSI”. Ka mbaruar fakultetin e mjekësisë dhe ka kryer disa specializime në fundin e viteve ’80.

 

 

 

 

NokaFlamur Noka

Ministri i Brendshëm në fuqi, dhe deputet prej 2009, Noka ka studiuar për onkologji. Noka ësht shpallur deputet në zgjedhjet e fundit duke marrë mandatin edhe për katër vitet e ardhshme.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet