Ja një metodë natyrale, pa efekte anësore për sinuset e bllokuara

Ibriku “Neti” është një nga format më të lashta për për problemet e irritimit të hundës, e cila vjen nga India. Sipas riteve të tyre, besohej se një frymëmarrje pa bllokuar sinuset çonte në mendim të qartë. Praktikuesit e jogës për shekuj ka njohur rëndësinë e frymëmarrjes së lirshme gjatë meditimit.

Neti potAta që vuajnë nga problemet e zakonshme të sinueseve e njohin mirë dhimbjen, presionin, humbjen e nuhatjes dhe bllokimin që ndërpret jetën e tyre të përditshme. Përdorimi i një ibriku “neti” është një mënyrë efektive për të lehtësuar bllokimin e sinuseve qoftë një problem akut apo një dhimbje koke që shoqëronin gripin a të ftohurin.

Si funksionon? Përdorni një ibrik “neti” për të hedhur solucion të kripur steril në një nga vrimat e hundës. Solucioni lëviz në hundë duke marrë përpara papastërtitë (Shikoni foton). Pastaj përsëriteni këtë veprim në vrimën tjetër të hundës. Ibriku “neti” njihet prej kohësh në botën perëndimore, por si shumë tradita të tjera lindore, nuk është praktikuar deri sa fundmi.

E vetmja gjë që duhet të keni kujdes në përdorimin e këtij ibriku është mbajtja pastër e tij dhe përdorimi vetëm i ujit të kripur të sterilizuar. Nëse keni parasysh këto dy gjëra, kjo metodë nuk ka asnjë efekt anësor negativ në shëndetin tuaj./ Përgatiti për “Shëndet+”: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit