Ja për cilën sëmundje ju paralajmërojnë këto simptoma!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kancerNe të gjithë e kemi frikë kancerin, ajo është një sëmundje që mund të na prekë të gjithëve, pa marrë parasysh sa të shëndetshme jemi apo sa shëndetshëm jetojmë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të monitoroni nga afër trupin dhe të pyesni mjekun për çdo ndryshim që vini re, sepse ne shpesh priremi të injorojmë dhimbjet, apo çështje të tjera më të vogla duke menduar se nuk janë serioze. Ndonjëherë ndryshimet më të vogla mund të tregojnë se diçka është e gabuar dhe ne nuk duhet të injorojmë ato. Sipas hulumtimit të fundit, problemet më të zakonshme dhe të vogla shpesh mund të jenë simptomat e para e kancerit. Në revistën “PLoS ONE”, u publikua një listë e 17 simptomave -10 prej të cilave ishin në fakt simptomat e kancerit. Në një studim ku morrën pjesë  1,729 të rritur mbi moshën 50 në U.K , i publikuar në revisten “PLoS ONE”, të anketuarit përgatitën një listë me 17 simptoma, 10 prej të cilave ishin në fakt simptomat e kancerit. Nëse ju keni të paktën një nga këto simptoma, shkoni tek  mjeku  “, thotë Bartolomeu Bevers, mjek në qendrën e Kancerit në Anderson.

Zëri i ngjirur: Zakonisht zëri ngjiret kur jeni ftohur, por nëse nuk përmirësohet brenda dy ose tre javësh, atëherë duhet të kontrolloheni tek një mjek. “Ngjirja e vazhdueshme e zërit mund të tregojë se po zhvillohet një lloj kanceri i kurueshëm në kokë ose qafë, siç është ai i kordave zanore.

Nëse keni kollë të vazhdueshme, sidomos shoqëruar nga gjaku, atëherë duhet të shqetësoheni. Bartolomeu Bevers, mjek në Qendrën e Kancerit në Anderson tha se “Shumica e kollitjeve nuk janë kancer, por një kollë e vazhdueshme duhet të vlerësohet për shkak se ajo mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërive”. Në këtë rast ju duhet të shkoni tek mjeku dhe të bëni rreze X, për të siguruar se nuk është asgjë serioze.

Dhimbjet e shpinës: Dhimbjet e shkaktuara nga lodhja ose nga pesha përqendrohen zakonisht në pjesën e fundit të shpinës, ndërsa ato që lidhen me kancerin e pankreasit janë më lart.

Urth i vazhdueshëm: “Nuk është e pazakontë të ndjeni dhimbje ose parehati pas një ushqimi pikant ose me shumë yndyrë, por nëse kjo zgjat më shumë se dy ose tre javë dhe duhet të merrni ilaçe për të, atëherë kjo mund të jetë një shenjë për kancer të stomakut ose ezofagut”, thotë Prof. Johnson. !”Me raste, ajo mund të jetë shenjë paralajmëruese e kancerit të pankreasit dhe vezoreve”, thotë ai.

Probleme me urinimin: Me kalimin e moshës tek meshkujt, rriten gjëndrat e prostatës, duke bërë që ato të urinojnë më shpesh, sidomos gjatë natës. “Nëse urinoni shpesh ose keni vështirësi për të urinuar, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës,” thotë Prof. Johnson. Në këtë rast duhet patjetër që të bëni analizat.

Vështirësi në të gëlltitur: Goditjet apo dëmtimet në tru mund të shkaktojnë vështirësi me gëlltitjen. Në rase më të rralla, vështirësia në të gëlltitur mund të jetë shenjë e ndonjë lloj kanceri në kokë ose qafë, si kordat zanore, kanceri i ekzofagut, i gojës ose gjuhës. Nëse kapen që në fazat e para, ato mund të shërohen.

Gunga : 7.5% e të anketuarve në  studim raportuan një gungë të pashpjegueshme dhe 67% e atyre kontaktuan me mjekun e tyre, edhe pse 77% nuk mendonin se kjo ishte serioze.

Nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur: Lodhja e vazhdueshme mund të jetë shenjë e shumë sëmundjeve. Por një lodhje e cila nuk kalon për disa javë (as duke pushuar) mund të jetë shenjë e një sëmundjeje serioze.

Vëzhgoni ndryshimet e lëkurës: Një masë e shfaqur kohëve të fundit apo acarim i një nishani apo shenje ekzistuese, ndryshimi i formës dhe madhësisë së saj mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës.

Kujdes ndryshimet te gjëndrat limfatike: Shfaqja e gjëndrave në qafë apo nën sqetull të shoqëruara me dhimbje, dobësim, djersitje gjatë natës dhe temperaturë mund të jetë shenjë e kancerit të gjakut (linfoma).

Rënie e menjëhershme në peshë: Mungesa e oreksit dhe rënia e më shumë se 5 kileve brenda disa muajve mund të jetë shenjë paralajmëruese e kanceri të pankreasit, stomakut, ezofagut apo mushkërive.

Burimi: http://www.glamour.com/shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Simptomat e kancerit të fytit që të gjithë duhet t'i dinë
3 lëngjet më të mira kundër kapsllëkut dhe për një tretje të mirë
Si vaji i ullirit mbron shëndetin e zemrës, ja proteina që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe inflamacionit! Zbuloni kur është koha më e mirë për ta konsumuar
Mungesa e vitaminës D nxit kancerin
Zbulimet e fundit në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare