Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Detoksifikimi është një nga mënyrat më të përdorura në ditët e sotme për të rënë në peshë, për të trajtuar problemet e lëkurës, apo edhe për të ndihmuar në çështejt inflamatore. Detoksifikimi ndihmon në heqjen e substancave toksike nga trupi, më saktë nga mëlçia. E si mund të ndodhë ky detoksifikim? Është shumë e thjeshtë, shtoni këta përbërës në ujë dhe detoksifikuesi është gati.
Ja përbërësit më të mirë që shtohen në ujë dhe formojnë një pije detoksifikuese shumë efektive:
Limoni: uji me limon është detoksifikuesi më i hershëm dhe ndër më efektivët. Pini 2 gota ujë me limon në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje dhe përfitimet shëndetësore do të jenë të shumta. Uji me limon trajton infeksionet e grykës, dispepsinë, kapsllëkun, problemet dentare, ethet, gjakderdhjen e brendshme, reumatizmën, obezitetin, çrregullimet e frymëmarrjes, tensionin e lartë etj. Shtrydhni gjysmë limoni në një gotë me ujë.
Xhenxhefili: valoni disa copa rrënjë xhenxhefili në një tenxhere me ujë, ose shtoni një lugë çaji pluhur xhenxhefili në një gotë uji dhe pija detoksifikuese është gati. Përfitimet e kësaj pije janë të shumta: trajton të vjellat, trajton problemet e tretjes, qetëson dhimbjet e ndryshme dhe inflamacionin, ju ndihmon të bini në peshë etj.
Shafrani i Indisë: shtoni një lugë çaji shafran në një gotë të madhe me ujë. Përfitimet e kësaj pije detoksifikuese përveç rënies në peshë janë: trajton inflamacionin kronik dhe dhimbjet e ndryshme, trajton artritin rheumatoid, diabetin, depresionin, kancerin, problemet e lëkurës, përmirëson funksionin e trurit dhe detoksifikon mëlçinë.
Speci i kuq djegës: në një gotë ujë shtoni pak pluhur speci të kuq djegës. Ai ka veti antioksiduese, antivirale, antifungale dhe anti-inflamatore.
Çaji jeshil: ky çaj është një pije detoksifikuese mjaft e mirë dhe disa nga përfitimet e tij janë: zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, mbron kundër kancerit, kontrollon nivelin e sheqerit në gjak, pastron mëlçinë dhe pranadalon mundësinë e sëmundjeve të saj, ndihmon në rënie peshe etj.
Uthulla e mollës musht: shtoni një lugë gjelle uthull molle në një gotë ujë. Ajo ka veti antibakteriale dhe do të ulë nivelin e sheqerit në gjak, do të mbrojë zemrën, do t’ju ndihmojë të bini në peshë etj.
Burimi: Life Hack


