Ja përfitimet e habitshme shëndetësore të lëngut të marijuanës

Katër shtete në SHBA kanë legalizuar marijuanën dhe një sërë ligjesh e kanë lejuar atë për përdorime me qëllime mjekësore. Ju mund të merrni një gjethe kanabis dhe ta shtrydhni në blender të shoqëruar me perime apo fruta të tjera. Thuhet se vlerat më të larta të marijuanës merren përmes shtrydhjes së saj në lëngje të ndryshme. Këto vlera ushqyese nuk mund t’i merrni asnjëherë nga pirja e marijuanës në formë duhani. Ja disa nga përfitimet e lëngut të marijuanës:

leng kanabisiParandalon sëmundje: përfitimi më i fuqishëm i lëngut të marijuanës së papërpunuar është se parandalon një sërë sëmundjesh. Ky lëng është përcaktuar si “medikamenti parandalues” sepse i jep një nxitje mjaft të madhe sistemit imunitar, përmirëson funksionimin e trurit, është anti-inflamator si dhe ndihmon në shëndetin e kockave. Sigurisht që kohë më parë, kanabisi është përdorur tek pacientët që kanë kancer dhe është provuar se ai ndalon rritjen e qelizave kancerogjene.

Është antioksidant i shkëlqyer: marijuana ka veti antioksidante që do të thotë se parandalon oksidimin e molekulave në trup. Oksidimi i molekulave dhe qelizave në trup është një nga elementët që mund të shkaktojë kancer dhe probleme të tjera shëndetësore.

Rrit metabolizmin: marijuana ka veti të shkëlqyera që rrisin metabolizmin dhe për pasojë ju ndihmojnë edhe në humbje peshe dhe heqjen e yndyrës (dhjamit) rreth organeve.

Përmirëson komunikimin ndërmjet qelizave nervore: lëngu i marijuanës ka të bëjë me restaurimin e komunikimit të dyanshëm në qelizat nervore.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: medicinalJane.com

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni