Ja përse është i mirë uji me sodë dhe sëmundjet që trajton

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Është përmendur disa herë që soda e bukës ka përdorime të shumta duke filluar nga përdorimi në kuzhinë, në trajtimet kozmetike e deri tek metodat alternative për trajtimin e disa sëmundjeve. Soda është e njohur ndryshe si bikarbonat natriumi, një kompleks kimik kristalor që ka shije të kripur dhe alkaline.

sode veshkaKur kombinohet me ujë, soda e bukës vepron si antacid dhe mund të përdortet për trajtimin e reaksioneve alergjike. Uji me sodë ka një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore si mbron pankreasin, mbron veshkat etj.

Njerëzit të cilët kanë çrregullime në veshka kanë nivele të ulëta bikarbonat, një gjendje e njohur si acidoza metabolike. Sipas një studimi të bërë nga dr Thomas P. Kennedy, u konstatua se uji me sodë kishte veti shumë të mira në trajtimin e sëmundjeve të veshkave. Në studim u përfshinë 134 pjesëmarrës që vuanin nga sëmundjet e avancuara të veshkave. Soda e bukës rezultoi shumë pozitive në trajtimin e sëmundjeve të veshkave, por natyrisht që duhej të përdorej në sasi të vogla të konsiderueshme. Sipas dr Magdi dozat e sodës duhet të kontrollohen dhe duhet të monitorohen nga një mjek. Kështu që nese ju doni të përdorni këtë metodë për trajtimin e sëmundjeve të veshkave duhet të konsultoheni me mjekun tuaj, pasi jo të gjithë organizmat e njerëzve reagojnë në mënyrë të njëjtë./ Burimi: healthyfoodforever.com

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj