Ja përse jeni si magnet për mushkonjat dhe si t’i mbani larg këtë verë

Të themi të vërtetën, darkat në verandë, lundrimet në agim dhe zhytjet herët në mëngjes në pishinë shoqërohen me një të paftuar të përhershme: mushkonjën. Edhe pse dihet që mushkonjat janë më hiperaktive gjatë agimit dhe muzg, ekspertët thonë se personat që rrinë jashtë janë më tërheqës për mushkonjat dhe ky pohim mbështetet në shkencë. Sipas një studimi botuar nga London School of Hygiene and Tropical Medicine, sa herë të pickojnë mushkonjat varet tërësisht nga gjenet tuaja. Së fundi është zbuluar se njerëzit e trashëgojnë këtë gjen.

Studiuesit kanë nisur një studim tre vjeçar me binjakë identikë për të izoluar gjenin fajtor që i tërheq këto insekte me shpresën që në të ardhmen njerëzit do të mund të pinë një pilulë dhe t’i thonë mushkonjave ‘mirupafshim’. Tani për tani, dihet se zakonet tuaja, ushqimi që ha dhe parfumi që vë nuk luajnë asnjë rol në tërheqjen e mushkonjave ndaj jush. Në fakt, mushkonjat femra, të cilat pickojnë, tërhiqen nga aroma e dioksidit të karbonit, të cilin e emiton çdo trup njerëzor përmes poreve.

Një tjetër faktor tërheqës është acidi laktik, i cili është nënprodukt i ushtrimit të muskujve. Njerëzit që ushtrohen rregullisht, emitojnë më shumë acid laktik, po ashtu edhe njerëzit me ritëm metabolik të lartë. Si dhe, njerëzit me rrahje zemre natyrshëm të shpejta prodhojnë më shumë dioksid karboni dhe më shumë acid laktik.

Rrobat e lehta (si në fabrikim ashtu edhe në ngjyra), ju ndihmojnë të mbani larg mushkonjat. Sprajit natyralë për insektet, si ata që përmbajnë limon dhe citronela (një vaj aromatik natyral i përdorur kundër insekteve dhe në parfum apo prodhimin e sapunit) thuhet gjithashtu se janë të mirë.

Gjithesi, deri në momentin që të shpiket realisht një ilaç që mban larg mushkonjat: Shijojeni verën dhe camping!

Burimi: Vogue / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë