Ja përse kanella është e rëndësishme për të gjitha femrat

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Kolumbisë në Nju Jork ka treguar se kanella është ilaçi më i mirë për kurimin e sindromës “policistike ovariale” tek femrat. Femrat me këtë sindromë që konsumojnë kanellë çdo ditë  mund të rregullojnë ciklin e tyre menstrual brenda gjashtë muajve, madje mund të mbeten edhe shtatzënë.kanelle

“Shkencëtarët janë përpjekur për një kohë të gjatë për të gjetur një ilaç për sindromën “policistike ovariale”. Me studimin e fundit ne kemi zbuluar se një erz e thjeshtë mund të jetë zgjidhja për femrat që vuajnë nga kjo sindromë,” u shpreh autori i studimit, Dr. Daniel Kort.

5-10% e grave në të gjithë botën vuajnë nga sindroma “policistike ovariale”. Simptomat e kësaj sëmundje janë: menstruacione të parregullta, shterpësi, akne dhe rritje të qimeve në fytyrë.

Përveç kurimit të sindromës “policistike ovariale”, shkencëtarët thonë se kanella ka efekt pozitiv në të gjithë organizmin dhe përmirëson aftësinë e trupit në procesin e glukozës dhe insulinës.

Në Kinë, Japoni dhe shtetet e Lindjes së Largët, femrat që nuk arrin të mbesnin shtatzënë konsumonin pluhur kanelle me gjysmë luge mjaltë për të zgjidhur këtë problem.

Burimi: Healthy Food / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim