Pema e Limonit është rritur që prej shekullit të 16 në Florida, më pas është sjellë në Botën e Re nga Kristofor Kolombi. Me përmbajtje të lartë të vitamisës C, limoni është përdorur për të mbrojtur trupin nga sëmundjet e ndryshme.
Ky frut i mrekullueshëm gjithashtu përmban antioksidantë shtesë, të njohura si flavonoide, të cilat luajnë një rol të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit, dhe inflamacionit.
Në ditët e sotme limoni gjen përdorim në shumë fusha. Ja cilat janë ato:
Në gatim:
Kur gatuani oriz shtoni një lugë lëng limoni gjatë zierjes për të përfituar një shije të veçantë.
Për të përgatitur kuba akulli: vendosni disa feta limoni të ndara në copa të vogla tek katroret ku do të ngrijë akulli.
Për ti bërë zarzavatet të rezistojnë më gjatë: lerini në një tas me ujë dhe limon.
Për të përgatitur dhallë: shtoni disa pika limoni në një filxhan qumësht dhe pijeni pas 5 minutash.
Për përfitime shëndetësore:
Ndaloni kollën me limon: përzieni limon me mjaltë të nxehtë dhe shpëtoni nga kolla.
Shëroni dhimbjet e fytit: bëni gargarë me limon dhe do të qetësoni fytin e acaruar. Limoni ka veti anti-inflamatore dhe antibakteriale.
Evitoni skuqjen e lëkurës: lagni në lëng limoni një copë pambuku dhe aplikoni atë në rast të skuqjes së lëkurës.
Për bukuri:
Piling: kombinim i lëngut të limonit me sheqer, vaj ulliri dhe mjaltë. Përdoreni për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e trupit.
Eviton puçrat në fytyrë: Lëngu i limonit është një pastrues natyral. Aplikojeni 2 herë në ditë dhe mbajeni 10 minuta në fytyrë, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.
/Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


