Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Shpesh kur luajnë, fëmijët ulen në formë të shkronjës W. Ata zakonisht kalojnë shumë orë në këtë pozicion dhe shumë prindër nuk i kushtojnë rëndësi këtij fakti, pa kuptuar se ky pozicion është iniciator i dëmtimeve të shumta shëndetësore.
Pozicioni W dëmton ijet dhe lidhjet e tyre me muskujt në brendësi të trupit. Ky pozicion mund të ndikojë në ekuilibrin e trupit dhe mund të çojë në probleme serioze ortopedike.
Prandaj mjekët këshillojnë të mbani fëmijët larg këtij pozicioni të dëmshëm.
Burimi: http://www.justnaturallife.com/


