Ja produktet natyralë që zhdukin aknet menjëherë!

Përgatiti për gazetën “shëndet+”: Elena Beta

hudherTë zhdukni aknet nga fytyra ju duket e vështirë? Me këto produkte efektive natyrale nuk do të ndieni më bezdi nga aknet . Ja cilat janë ato dhe si t’i përdorni!

Lëng limoni: ashtu si uthulla e mollës, lëngu i limonit përmban acid. Ai përmban L-Askorbik, një astringent natyror dhe antioksidant, thotë Dr. Jaliman. “Fërkojeni në akne me një top pambuku dhe lereni gjatë gjithë natës”, sugjeron ajo.

Hudhër: ka veti antiseptike dhe antibakteriale, të cilat mund t’ju ndihmojnë kur është fjala për eliminimin e akneve nga fytyra. Dr. Jaliman sugjeron të bëni një pastë me hudhër të grimcuar dhe ujë, duke e aplikuar direkt mbi akne, lajeni pas 5 minutash.

E bardha e vezës: e bardha e vezës është një sekret i vjetër bukurie,” thotë Dr. Krant. “Proteinat dhe vitaminat që ndodhen në të bardhën e vezës ju ndihmojnë për të forcuar dhe nxjerrë vajrat nga lëkura, duke zvogëluar kështu inflamacionin.” Dr. Jaliman rekomandon të lyeni me të bardhë veze zonat ku keni akne dhe lerini 10 minuta para se t’i shpëlani me ujë.

Burimi: http://www.health.com/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer