Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Elbi është ushqimi më i ri që i shtohet listës së ushqimeve të cilësuar si “superushqime”.
Drithërat janë kyç për përmirësimin e shëndetit të zemrës, thonë ekspertët. Ata kanë zbuluar se konsumimi i elbit ose ushqimeve me përmbajtje drithërash mund të ulin në mënyrë të dukshme të ashtuquajturën kolesterolit “të keq”.
Kolesteroli i lartë është një ndër faktorët kryesor që shkakton sëmundjet kardiovaskulare, që rrit rrezikun për të pësuar sulm në zemër apo goditje në tru.
Studimi sugjeron gjithashtu se elbi ka të njëjtët efekte për rënien e kolesterolit ashtu si tërshëra, e cila njihet për përfitimet e saj shëndetësore.
Elbi ul nivelin e kolesterolit të keq LDL me 7%, thonë hulumtuesit shkencor tek Spitali St Michael në Toronto.
Ata kanë arritur në këto përfundime pas shqyrtimit të 14 studimeve të kryera në 7 shtete të ndryshme.
Elbi është i pasur me firbra, ka dyfish proteina dhe gati gjysmën e kalorive të tërshërës, që konsiderohet si ushqimi më i rëndësishëm për ata që duan të bien në peshë.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


