Ja pse duhet të konsumojmë patate të ëmbël

Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë i patates  dhe mund ta gjeni në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë. Kjo patate është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese dhe u vijnë në ndihmë më së shumti diabetikëve. Ja pse:

  • patate e embel 34Patatja e ëmbël është e mirë për personat e sëmurë me diabet pasi përmban sheqerna natyrorë, të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.
  • E pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen. Parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmon personat që kanë probleme me kapsllëkun.
  • Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.
  • Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë.
  • Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.
  • Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e enjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës.
  • Vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë, si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.
  • E pasur me acid folik. Ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna.
  • Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.
  • Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në rastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.
  • Është e pasur me hekur i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Ndihmon për të luftuar aneminë./Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi