Ja pse e keni pastruar sobën e gatimit gabim gjatë gjithë kohës!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

sobeI gjithë procesi i pastrimit përbëhet nga dy hapa të thjeshtë: I pari ka të bëjë me furrën në brendësi dhe hapi i dytë ka lidhje me dritaren e furrës. Përbërësit që do t’ju duhen për të pastruar furrën janë: Sodë buke, ujë, shishe spray, një tas i vogël, uthull dhe një copë.

Për furrën:

Bëni një përzierje duke përdorur dy lugë sodë buke të kombinuara me pak ujë. Vendosni përzierjen në një tas. Qëllimi i kësaj përzierje është të fitoni një pastë që lehtësisht mund të përhapet mbi sipërfaqet që kanë nevojë për pastrim.

Përhapni pastën në brendësi të furrës tuaj dhe prisni derisa përzierja të kthehet kafe.

Lereni në furrë pargjatë gjithë natës.

Të nesërmen me ndihmën e një lecke të lagur përpiquni të fërkoni furrën sa më shumë të jetë e mundur.

Vendos pak uthull në një shishe dhe spruconi mbi sipërfaqen ku ka mbetje nga soda e bukës.

Fshini me leckë të lagur furrën.

Gradojeni furrën në temperaturë të ulët dhe lereni të thahet për të paktën 15 minuta.

Për dritaren e furrës:

Përzieni sodë buke me pak ujë në mënyrë që të përfitoni një pastë të trashë.

Aplikoni pastën në dritaren e furrës dhe lereni të veprojë për gjysmë ore.

Përdorni një leckë në mënyrë që të fshini dritaren. Rezultatet do t’ju mahnisin!

Burimi: www.fhfn.org/https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit