Ja pse është e dobishme të konsumoni 1 ose 2 filxhanë kafe në ditë

Nëse jeni admirues i kafes, nuk duhet të ndiheni fajtor. Sigurisht, nëse e konsumoni në mënyrë të moderuar. Sipas studimeve të 10 viteve të fundit, thuhet se njerëzit që pinë 2 kafe në ditë kanë një rrezik 10-20% më të ulët ndaj kancerit të lëkurës. Kafja është e pasur me shumë antioksidantë që janë të njohura për përfitimet shëndetësore. Ja disa arsye pse kafja është e rëndësishme të konsumohet çdo ditë:

kafe 1Diabeti: njerëzit që pinë 2 kafe në ditë kanë 60% më pak gjasa për të zhvilluar tipin 2 të diabetit. Kafja është e pasur me magnez dhe krom, minerale këto që ndihmojnë në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Stresi: një kafe në mëngjes ju ndihmon në minimizimin e efekteve që mund të sjellë pagjumësia. Kafja mbron qelizat nervore nga dëmtimiet që shkaktohen nga stresi. Ajo ul nivelet e stresit dhe depresionit.

Dëmtimi i dhëmbëve: edhe pse thuhet se kafja t’i bën dhëmbët më të verdhë, ajo mund të ndihmojë kundër dëmtimit të dhëmbëve. Përbërësit që gjenden në kafe, kanë veti antibakteriale që mbrojnë zgavrën e gojës nga mikrobet dhe smaltin e dhëmbëve nga bakteret.

Sëmundja e Parkinsonit: njerëzit që pinë kafe, kanë më pak gjasa që të preken nga efektet negative neurologjike. Kafeina mund të veprojë në një gjen të quajtur GRIN2A dhe redukton rrezikun për sëmundjet neurologjike, të tilla si Parkinsoni.

Kanceri i gjirit: për shkak të vetive antioksiduese dhe mineraleve të shumta që përmbajnë, kafja ndihmon kundër rrezikut të kancerit të gjitit.

Sëmundjet e zemrës: hulumtuesit holandezë kanë konstatuar se njerëzit që pinë kafe në mënyrë të moderuar, ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës deri në masën 20%. Antioksiduesit që gjenden në kafe e kanë këtë efekt mbrojtës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi