Shumë kultura e kanë quajtur kanellën si “ushqimi mrekulli”, kjo për faktin se kjo erëz ka shumë përfitime shëndetësore. Kanella është një nga erëzat më të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në qetësimin e muskujve. Kanella ka efekte qetësuese dhe mund të lehtësojë ndjenjat e ankthit, stresit etj. Ajo ndihmon në luftimin e një sërë sëmundjesh dhe çdo herë që e konsumoni kanellën i fusni nga një përfitim të ri trupit.
Ajo çfarë është zbuluar së fundi për kanellën është se ajo ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ju mbron nga dyslipidemia. Për shkak të përbërësve që përmban kjo erëz, ajo ju ndihmon në nxitjen e tretjes së ushqimit, lehtësimin e parehative të zorrëve, eleminon vanitetet dhe redukton inflamacionin e barkut. Kanella ka përbërës të shumtë fenolike dhe kjo i jep asaj nuanca të forta antioksidante.
Nëse konsumoni kanellë çdo ditë, ju do të zvogëloni rritjen e baktereve fungale. Ajo ka efekte relaksuese dhe është një balancues shumë i mirë i nervave, stresit, ankthit madje dhe depresionit.
Vetitë anti-inflamatore që gjenden në kanellë ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të muskujve, kyçeve, gjymtyrëve etj. Kanella ul nivelet e glukozës dhe lufton mbajtjen e yndyrës në trup, kjo do të thotë se kjo erëz është mjaft e këshillueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti apo kolesteroli i lartë.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


