Ja pse nuk duhen ngrënë asnjëherë patatet jeshile

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nënat na kanë rekomanduar gjithmonë që të mos konsumojmë patate jeshile ose mos t’i vendosim në rafte patatet që kanë filluar të mbijnë.

Por, a ka ndonjë të vërtetë prapa këtij miti? A janë në të vërtetë patatet helmuese?patate jeshile

Caroline Wright, lektore e hortikulturës tek “Universiteti Nottingham Trent”, ka zbuluar se çfarë dëmesh i shkakton organizmit konsumimi i një patateje jeshile.

Sipas saj, patatet duhet të ruhen në një vend të errët dhe të freskët. Nëse ruhen në një vend me dritë, ato do të marrin një ngjyrë jeshile. Ekspozimi ndaj dritës shkakton disa reaksione fiziologjike brenda zhardhokut. Një prej tyre është prodhimi i klorofilit, i cili shkakton ngjyrën jeshile dhe nuk është i dëmshëm. Ai madje përmban sasi të larta të mineraleve të dobishme, siç është hekuri.

Por, drita dhe nxehtësia nxisin edhe prodhimin e solaninës, një substancë kimike që mund të shkaktojë simptoma të helmimit tek njerëzit nëse konsumohet në sasi të lartë.

Simptomat përfshijnë të përziera, të vjella, diarre, dhimbje stomaku, djegie të fytit, dhimbje të kokës dhe marramendje.

Ky përbërës kimikë gjendet bashkë me klorofilin poshtë lëkurës së patates dhe tek filizat e reja.

Prandaj këshillohet që të mos konsumohen patatet jeshile ose ata që kanë filluar të nxjerrin filiza të reja.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni