Ja pse nuk duhet të pini kafe në ambiente me muzikë të lartë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Për shumë njerëz,  dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj. Por, kjo pije e përditshme (sidomos makiato) ka një ndikim shkatërrues në shqisën e dëgjimit.kafe_humbje degjimi

Kjo të paktën sipas një studimi të ri të kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti  McGill, të cilët kanë dalë në përfundimin se konsumimi i përditshëm i kafeinës pengon rikuperimin e veshëve pas një dëmtimi të përkohshëm të shqisës së dëgjimit. Në rastet kur veshët janë të ekspozuar ndaj zhurmave, muzikës së lartë apo tingujve zhurmues të aeroplanit, ata kthehen në gjendje normale brenda 72 orëve. Por, sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i kafes mund ta vështirësojë këtë rikuperim, madje mund ta bëjë dëmtimin të përhershëm.

“Studimi ynë konfirmon se ekspozimi ndaj tingujve me zë të lartë bashkë me konsumimin e përditshëm të 25mg/kg kafeinë ka një ndikim negativ në rikuperimin e dëgjimit”, shpjegon dr. Faisal Zawawi, një nga autorët e studimit.

Ekspertët e testuan teorinë e tyre tek një grup kafshësh, ku i ekspozuan ndaj tingujve me volum 110 dB (e njëjta me zhurmën që krijohet gjatë një koncerti) për një orë.

Gjysma e kafshëve konsumuan një dozë me kafeinë në ditë. Pas ditës së parë, nuk kishte asnjë ndryshim midis rikuperimit të dëgjimit tek të dyja grupet. Por, pas 8 ditëve, grupi që konsumoi kafeinë çdo ditë shfaqi më shumë probleme me dëgjimin se gjysma tjetër e grupit.

Maksimumi i kafeinës që rekomandohet çdo ditë është 3mg/kg në ditë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?