Ja pse nuk duhet t’i rrihni fëmijët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Besimi se “Ai që të rreh, të do” është shumë i përhapur tek prindërit, të cilët përdorin shpullat si masë edukative kundrejt fëmijëve. Ky besim nuk është aspak i drejtë, pasi goditja jo vetëm që nuk u bën mirë fëmijëve, por i dëmton ata.femije

Sipas një studimi të kryer përgjatë gjysmë shekulli, sa më shumë të goditen fëmijët kur janë të vegjël, aq më agresivë bëhen ndaj prindërve kur rriten. Ata shfaqin sjellje anti-sociale dhe kanë më shumë gjasa që të shfaqin probleme me shëndetin mendor kur rriten.

Profesoresha Elizabeth Gershoff, nga Universiteti i Teksasit në Austin dhe Andrew Grogan-Kaylor, nga Universiteti i Miçiganit analizuan studimin e kryer për 50 vite, ku janë përfshirë më shumë se 160 mijë fëmijë. Ata zbuluan se, fëmijët që bëhen pre e dhunës rreth moshës 5 vjeç, kanë më shumë gjasa që të bëhen agresivë dhe të thyejnë rregullat kur të rriten.

Këta fëmijë tregojnë më pak respekt ndaj prindërve dhe njerëzve të tjerë kur rriten, si dhe kanë shumë pak besim tek të tjerët.

Sipas UNICEF, rreth 80% e fëmijëve në të gjithë botën janë bërë pre’ e formave të ndryshme të dhunës, duke filluar nga shpullat e lehta deri në dhunë fizike dhe psikologjike.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?