Një nga misteret më të mëdha të udhëtimit në ajër duket se tashmë është zgjidhur: pse lëngu i domates është shumë i përdorur në fluturim, dhe jo në tokë.
Kërkues të shoqërisë gjermane “Fraunhofer”, të cilët u kontraktuan nga kompania ajrore “Lufthansa” arritën në përfundimin se arsyeja pse njerëzit e pëlqenin lëngun e domates kur fluturonin ishte për shkak të presionit që kabina ushtron në trupin e njeriut.
Ky presionin nënkupton faktin që qelizat marrin më pak oksigjen dhe si rrjedhojë perceptorët e shijes janë më pak të ndjeshëm.
Edhe mukusi zgjerohet nën presionin e ulët duke bllokuar sensorët e shijes. Ndëkohë lagështia e kabinës than hundën dhe gojën.
“Kemi mësuar se lëngu i domates në nivelin zero nuk ka shije shumë të mirë”, shprehet Ernst Derenthal i “Lufthansës”.
“Sidoqoftë, kur ju e provoni në lartësinë 10 000 metra mbi nivelin e detit, le të themi se ky lëng tregon anën e vet të mirë. Ka më shumë aciditet, më tepër shije mineralesh dhe është shumë freskuese”.
Pra, salca ngacmon hundët, që stimulojnë receptorët e shijes./ Përgatiti: Gridi Shehu

