Ja pse qimet e hundës nuk duhen hequr kurrë me pickatore

Të gjithë e dimë që heqjet e qimeve nga hunda janë të dhimbshme, por kjo gjë mund t’ju çojë në rrugën e infeksionit duke shkaktuar skuqje brenda ose jashtë vrimës së hundës, acarim lëkure dhe dhimbje.

Infeksionet mund të përfshijnë vestibulitin e hundës, kur pjesa e brendshme e hundës preket nga bakteri Staphylocoçus.

Doktoresha Nicole Aaronson, një otorinolaringologe në Delaware, tha se nuk do të rekomandonte asnjë metodë për heqjen e qimeve.

Depilimi me dyllë thyen barrierën e lëkurës duke krijuar hapje për bakteret që u lejon atyre të hyjnë në inde më të thella, duke krijuar një mundësi për infeksion.

Qimet nën rrënjë ndodhin pas heqjes së qimeve kur qimet e reja që rigjenerohen nga gjëndra nuk mund të depërtojnë në lëkurë, sepse depilimi i tërheq qimet nga rrënja dhe ato duhet të gjejnë përsëri rrugën e vet përmes shtresës së jashtme të lëkurës.

Furunkuloza e hundës është një tjetër infeksion që prek pjesën më të thellë të folikulave të qimeve në hundë, e cila shkakton dhimbje, ënjtje, skuqje dhe ndjeshmëri, por në raste të rralla mund të çojë edhe në trombozë të sinusit kavernoz, formimin e një mpiksjeje gjaku në pjesën e trurit pas syve.

Qimet e hundës janë të rëndësishme sepse veprojnë si një pengesë fizike, duke parandaluar hyrjen e alergjenëve në vrimat e hundës.

Burim: Shqiptarja.com

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026