Ja pse rritja e çmimit të maskave në farmaci, nuk mund të kontrollohet

Ruajtja e higjienës personale është një nga masat më të rëndësishme të rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, lidhur me parandalimin e Koronavirusit. Përballë një situate të tillë, qytetarët kanë “vërshuar” në farmaci për tu pajisur me maska për mbrojtjen nga spërklat apo kontakti me njerëzit në përditshmëri.

Por, sipas denoncimit të qytetarëve, ka patur një rritje të menjëhershme të çmimit të maskave, deri në 4-5-fish në rrjetin e hapur farmaceutik.

Gazeta “Shëndet plus”, ka kontaktuar me përfaqësues të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët skeptik përballë këtij denoncimi, janë shprehur midis të tjerash se: “Maskat janë materiale që skanë pullë dhe shiten me TVSH, nuk kanë çmim të përcaktuar. Është si puna e rritjes së çmimeve për festa, në mënyrë abuzive.

Megjithatë janë produkte që deri tani kanë ardhur nga Kina. Ngaqë furnizimi nga Kina është ndërprerë, mund të ketë ndodhur që kanë ardhur më shtrenjtë. e në një situatë të tillë sigurisht që do të shiten më shtrenjtë”, shprehet burimi./ D.C/ shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet