Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi
Humbja e peshës është një sfidë shumë e madhe, sidomos kur yndyra është e akumuluar në zona të caktuara të trupit si bark, kofshë apo vithe. E keni vënë re se kofshët janë zona më e vështirë e trupit për t’u holluar. Kjo gjë ndodh për disa arsye. Akumulimi i yndyrës në zonën e poshtme të trupit është kryesisht gjenetike, por ju mund të bëni edhe disa gabime të tjera që çojnë në mos shkrirjen e yndyrës në këtë zonë:
Ja çfarë duhet dhe s’duhet të bëni nëse doni të holloni perimetrin e kofshëve:
Durim: ashtu si çdo plan tjetër humbje peshe, durimi dhe vullneti janë më të rëndësishmit në sfidën që keni nisur. Ju duhet të dini se humbja e peshës fillon në mënyrë graduale dhe pjesa e kofshëve është më e vështira për t’u dobësuar, sidomos pjesa e brendshme e kofshëve. Për të arritur deri në përfundimin që doni, kërkohet shumë punë dhe durim.
Shmangni ushtrimet me pesha: të gjitha ushtrimet me pesha nuk do t’ju bëjnë të holloni kofshët, përkundrazi, ato fryjnë më shumë muskujt e tyre dhe për pasojë kofshët do të duken më të mëdha.
Bëni ushtrime kardio: qëllimi i ushtrimeve kardio është të humbisni yndyrën e tepërt në trup. Për të holluar kofshët ushtrime ideale janë bicikleta, vrapi, ecja e shpejtë etj.
Hani shëndetshëm: kjo pikë është shumë e rëndësishme sepse femrat që akumulojnë yndyrë rreth zonës së kofshëve, përgjithësisht kanë edhe celulit. Për të shmangur atë ju duhet të mbani një dietë të shëndetshme dhe duhet të reduktoni yndyrnat dhe sheqernat.
Burimi: Step to Health


