Ja rregullat që ndjekin të famshmit për një pamje perfekte. Tani mund të filloni edhe ju!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

te-famËshtë shumë e zakonshme të dëgjojmë se të famshmit ndjekin dieta rigoroze për të ruajtur një fizik perfekt. Por a funksionojnë vërtet këto dieta? Shoqata britanike e dietave dhe ekspertët e të ushqyerit, tregojnë disa nga sekretet që ndjekin ata që ne shohim me aq ëndje përtej ekranit të televizorit.

Ndiqni rregjim të rregullt ushqimor

Ata që i përmbahen kësaj dietë, ashtu si aktoret Miranda Kerr dhe Jessica Alba, hanë ushqime “të pastra”, dhe shmangin të gjitha ushqimet e përpunuara, që do të thotë se nuk konsumojnë ushqime me sheqer të rafinuar dhe hanë ushqimet në “gjendje natyrore”.

Çaj detoksifikues

Nicki Minaj dhe  Kylie Jenner, kanë paraqitur në llogarinë e tyre në Instagram produktet e çajit detoksifikues.

Termi i saktë është “çaj detoksifikues”, dhe produktet e tij pretendojnë përmirësimin e lëkurës,  zvogëlimin e fryrjes  dhe ju ndihmojnë për të humbur peshë.

Data 6: 1 

Kjo është dieta e këngëtarit Chris Martin, e cila përfshin ushqyerjen me dietën tuaj të zakonshme për gjashtë ditë – dhe pastaj mos të hani ushqim fare ditën e shtatë.

Lëngje jeshile

Të gjelbër do të thotë të shëndetshëm, apo jo? Këto lëngje janë të përbërë nga fruta të ndryshme dhe perime. Rosie Huntington-Whiteley, Blake Lively dhe Gwyneth Paltroë preferojnë të konsumojnë këto lëngje. Nëse merrni shembullin e tyre do të përfitoni detoksifikim dhe humbje peshe.

Burimi: BBC

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe