Ja rregullorja e funksionimit të Qendrës së Konsultave Ambulatore, QSUT

Gjatë vizitës tuaj, lutemi të respektoni Rregulloren e funksionimit të Qendrës së Konsultave Ambulatore.

  • Orari i fillimit të konsultave: 10.00-14.00
  • Orari i marrjes së mostrave biologjike për analiza laboratorike: 7.30 – 11.30.

Rekomandohet që të mos keni ngrënë asgjë 10 orët e fundit para marrjes së analizave të gjakut, me përjashtim të ujit. Pacientët me diabet duhet të konsultohen me mjekun kurues.

  • Përgjigjia e analizave merret tek zyra e informacionit pas orës 14.00(sipas afatit të përcaktuar në fletën e dhënë nga laboratori, pas marrjes së materialit për analizë).

I NDERUAR PACIENT!

Lutemi të ndiqni udhëzimet e stafit tonë si mëposhtë vijon:

  • Të gjithë pacientët që paraqiten në QKA duhet të kenë planifikuar më parë vizitën apo ekzaminimin që kërkohet, bazuar në rekomandimin e mjekut.
  • Respektoni oraret tuaja të planifikimit (mjafton të paraqiteni 15 min. më parë).
  • Gjatë  hyrjes në QKA, lutemi të tërhiqni numrin tuaj rendor dhe drejtohuni në sportel për t‘u regjistruar. Paraqisni në recepsion të gjithë dokumentat e kërkuara që të përfitoni FALAS vizitën tuaj.
  • Për të kryer konsultën duhet të jetë i pranishëm vetë pacienti (jo familjarët).
  • Qëndroni në hollet e përcaktuara të pritjes deri sa të vijë rradha juaj e konsultës.
  • Ndalohet qëndrimi në qendër i familjarëve, me përjashtim të rasteve kur shoqërimi i pacientëve është i domosdoshëm.
  • Në rast nevoje, kërkoni ndihmë tek koordinatorët tanë. Dëgjoni me kujdes këshillat e personelit mjekësor apo administrativ.
  • RUANI QETËSINË DHE AMBIENTIN!

Pacientët që paraqesin urgjencë mjekësore, duhet të drejtohen pranë shërbimeve të Urgjencave të QSU “Nënë Tereza”, ku do të marrin trajtimin e duhur. Ky shërbim ofrohet për të gjithë qytetarët 24 orë pa ndërprerë dhe papagesë./ Burimi QSUT

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet