Ja sa do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve nga marsi i 2017-s

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Marsi i vitit që vjen do t’i gjejë mjekët dhe infermierët me paga më të larta. Në prag të fushatës elektorale, qeveria vendos të tregohet bujare, duke shpërblyer mundin e bluzave të bardha.

mjeket 2

Duke filluar nga 1 marsi i vitit 2017, pagat e bluzave të bardha do të rriten me 14.5%, ndërsa ajo e sanitareve do të rritet me 35%.

Kryeministri Edi Rama, në një takim me mjekët, pasi u dha lajmin për rritjen e pagave, u shpreh se ata duhet të kenë rrogën më të lartë në Shqipëri, madje edhe më të lartë se Presidenti.

Sipas kryeministrit, nuk mund të kemi shërbim dinjitoz nëse nuk shpërblejmë mjekët dhe infermierët.

“Kjo histori ka qenë një histori shumë e vështirë, për të ardhur te rritja e pagës së mjekëve dhe të infermierëve që, për ta thënë copë, sot marrin mesatarisht 390 mijë lekë në muaj.

Nga 1 marsi, infermierët do të marrin mesatarisht 450 mijë lekë në muaj.

Ashtu sikundër mjekët, që sot marrin mesatarisht 690 mijë lekë në muaj, nga 1 marsi do të marrin 780 mijë lekë në muaj, mesatarisht.

Pastaj janë shkallët që i dini ju, por rritja bëhet nga poshtë lart. Rroga për gjithë pjesën nën infermierë, që janë sanitarët etj., rritet me 35%, se për hir të së vërtetës janë njerëzit më të vuajtur e më në pikë të hallit në gjithë administratën shtetërore, por konkretisht edhe nëpër spitale”, u shpreh Rama, i cili shtoi po ashtu se do të rishikohen pagat e mjekëve që zgjedhin të punojnë në rrethe. Bonusi 1 milion lekë të vjetër shtesë në muaj nuk ka dhënë fryte, ndaj po shikohet mundësia për rritje.

Ndonëse e pranoi se shtesa në pagë është e vonuar, Rama kujtoi vendosjen e taksimit të ndershëm tri vite më parë.

Heqja e taksës së sheshtë, sipas tij, ka bërë që punonjësit e shtetit të paguajnë më pak taksa dhe përfitimi mujor të jetë më i madh.

“Në tre vite nuk rritëm rrogat, por hoqëm taksat. Logjika e taksës së sheshtë ishte e tillë; taksohej me shumë Mentor Petrela se Sali Berisha.

Me heqjen e taksës së sheshtë, me paratë e shtuara është rritur konsumi. 150 mln dollarë në vit hiqeshin nga buxheti për të mbushur gropën e hajdutërisë dhe mos pagesës”./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak