Ja sa fibra duhet të konsumoni çdo ditë për të rënë në peshë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Fibrat bëjnë magji kur bëhetë fjalë për rënien në peshë. Por, fatkeqësisht, ne nuk konsumojmë aq sa duhet.

Një grua duhet të konsumojë mesatarisht 25-30 gramë fibra çdo ditë dhe kjo sasi përkon me 7 mollë, 12 kupa brokoli ose 7 e gjysmë kupa bollgur.

Nuk duhet të hamendësojmë shumë për të thënë që ju nuk i konsumoni kaq shumë mollë, apo jo?fiber

Marrja e sasisë së nevojshme të fibrave nëpërmjet ushqimeve (jo suplemente të fibrave) ju mban të ngopur për një kohë të gjatë duke qenë se fibrat treten me ngadalë se karbohidratet. Dhe sa më të ngopur dhe të kënaqur të ndiheni pasi ngrënë shëndetshëm (ushqime të pasura me fibër), aq më i ulët do të jetë tundimi për të ngrënë gjëra të pashëndetshme.

Më kryesorja, kjo pjesë e rëndësishme në dietën tuaj përmirëson sistemin tretës, kështu nuk do të ndiheni të fryrë.

Një tjetër bonus që vjen me shtimin e fibrave në dietën tuaj, është se frutat, perimet dhe drithërat e shëndetshme, janë të pasura me fibra. Kështu që duke u munduar të plotësoni kuotën e fibrave në vend që të numëroni kaloritë, do të përfundoni duke bërë zgjedhje më të shëndetshme gjithsesi.

Por, duke qenë se 7 mollë në ditë janë disi shumë, strategjia më e mirë është që ta shpërndani dozën përgjatë ditës me ushqime të ndryshme. Secili nga vaktet duhet të përfshijë të paktën 8 gramë fibra. Në vend të brumërave apo ushqimeve të shpejta mes vakteve, hani një dardhë ose një gjysmë avokado, pasi secili prej tyre përmban 6 gramë fibra. Fillojeni ditën me tërshërë që ka 4 gramë për kupë, dhe vijoni me kuinoa (5 gramë për kupë), fara chia (10 gramë fibra/2 lugë gjelle), qiqra (9 gramë për ¼ kupë) etj.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje