Blerina Bombaj, dietologe
Nëse do të dëgjonim trupin tonë, do të fitonim një shëndet dhe zakone shumë më të mira. Një nga mënyrat sesi trupi na dërgon sinjale janë edhe “nepset” për ushqime të caktuara. Ja se çfarë do të thotë trupi nëpërmjet deshirave shfrenuese për disa ushqime si:
Çokollata – Mund të tregojë mungesë magnezi, hekuri, periudhë para ciklit, gjendje mërzitie.
Zgjidhja: Kakao organik, bajame, fara të ndryshme.
Patatina – Mund të jetë shenjë e mungesës së klorit.
Zgjidhja: kripë deti, kripë himalaje.
Sheqerna, ëmbëlsira, karamele – Tregon mungesë kromi, sulfuri, triptofani.
Zgjidhja: Mollë, banane, brokoli, hudhër, patate të embla, spinaq, gjoks pule.
Mish i kuq- Tregon mungesë hekuri ose proteinash.
Zgjidhja: Thjerrëza, panxhar, rukola.
Ushqime të yndyrshme si patate të skuqura, pica – Mund të jetë shenje pagjumësie, mungesë kalciumi, mungesë acidesh lyrore të domosdoshëm.
Zgjidhja: Kos, djathë të forte si parmixhano, brokoli, bajame, fasule, qiqra, susam.
Pije me gaz – Tregon mungesë kalciumi.
Zgjidhja: Është e ngjashme me atë më sipër.


