Ja sekreti i njerëzve që nuk sëmuren kurrë

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

A e keni dëgjuar se disa persona mund të kalojnë periudha të gjata kohore edhe në sezonin e viruseve dhe nuk preken nga to apo sëmundje të tjera? Ja ku qëndron sekreti i tyre:

rutina ditoreMasazhi: mund të zvogëlojë ndjenjën e ankthit dhe stresit, 2 nga gjendjet që mund të përkeqësojnë çdo sëmundje apo mund të ndikojnë në shfaqjen e tyre.

Dushi me ujë të ftohtë: është një alternativë shumë e mirë për të menjanuar të ftohurat, kontraktimet  e muskujve, ndihmon në qarkullimin e gjakut etj.

Larja e duarve shpesh: kjo është një rutinë që duhet të ndiqet nga të gjithë. Duart mund të akumulojnë baktere dhe mikrobe.

Shtesa e vitaminave C dhe zinkut: për të parandaluar virozat, të ftohurat e gripin është mirë që të siguroni dozat e mjaftueshme ditore të vitaminës C dhe zinkut.

Hani hudhër: është konsideruar si një nga medikamentet më të fuqishme natyrore, është antioksidante dhe nxit sistemin imunitar.

Mendoni pozitivisht: nga hulumtimet është vërtetuar se mendimet pozitive mund të parandalojnë edhe sëmundjet më të rënda. / www.shendeti.com.al / Burimi: homehealthyrecipes.com

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?