Ja sëmundjet që ju kanosen nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm

gjumePërshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Gjumi është një nga elementët më të rëndësishëm të jetës së njeriut. Është e domosdoshme të flini 6 – 8 orë në natë dhe të bëni gjumë të rehatshëm dhe të qetë. Menjanimi i gjumit shkakton disa sëmundje:

Sëmundje kardiovaskulare: nëse jeni mbi 45 vjeç dhe flini më pak se 6 orë në natë, ju jeni 2 herë më të rrezikuar për t’u prekur nga një goditje në tru apo sulm në zemër. Rritja e rrezikut është e vazhdueshme nëse ju privoheni nga gjumi, sipas dr Diane Lauderdale “për shumicën e njerëzve, tensioni i gjakut bie gjatë natës, prandaj është e rëndësishme që të flini mjaftueshëm”.

Infeksionet virale: nëse nuk flini mjaftueshëm sistemi imunitar dobësohet dhe e ka të vështirë të prodhojë T-qelizat që ju ndihmojnë të luftoni infeksionet virale. Kjo do të thotë se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm janë më të rrezikuar për t’u prekur nga e ftohura dhe gripi.

Rritet niveli i sheqerit në gjak: në një studim, hulumtuesit ju kërkuan pjesëmarrësve të tyre, të cilët ishin të gjithë të shëndetshëm, të flinin vetëm 4 orë në natë. Pas vetëm 6 ditëve niveli i sheqerit në gjak ju ishte rritur me rreth 40%. Në këto raste rreziku për t’u prekur nga diabeti është shumë i madh. Përveç diabetit, niveli i lartë i sheqerit në gjak shkakton sëmundje të veshkave, probleme me shikimin dhe dëme nervore.

Sëmundja Alcajmer: sipas një hulumtimi të bërë në vitin 2013, u vërejt se gjumi ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë në sëmundjen Alcajmer dhe dëmtimet e tjera të trurit.

Privimi nga gjumi shkakton probleme me tretjen, ulçerat, dhimbjen e kokës etj.

Burimi: Huffingston Post

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni