Ja shenjat e para paralajmëruese dhe më të rëndësishme të kancerit të mushkërive, mos i injoroni!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kanceri i mushkërive është një nga format më të përhapura të kancerit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA, kanceri i mushkërive është kanceri më i përhapur në mesin e njerëzve. Megjithatë duke qënë të vetëdijshëm për shkaktarët që çojnë në kancer të mushkërive, ju do të njihni simptomat e para paralajmëruese dhe mund ta parandaloni atë.

kanceri mushkeriveJa disa nga faktorët që ndikojnë në kancerin e mushkërive:

Pirja e duhanit: rreth 90% e pacientëve që janë diagnostikuar me kancer të mushkërive kanë qënë konsumues të rregullt të duhanit.

Ndotja e ajrit: ekspozimi i tejzgjatur në ajër të papastër rrit shancet e zhvillimit dhe agravimit të kancerit të mushkërive.

Përdorimi i asbestit: përdorimi i kësaj lënde është i ndaluar në pjesën më të madhe të botës, për shkak të kimikateve të rrezikshme që përmban. Kimikatet dhe substancat e tjera si arsenik, kadmium, oksid dhe nikel përbëjnë rrezikshmëri për kancerin e mushkërive gjithashtu.

Trashëgimia: gjenetika është një nga faktorët që ndikon gjithashtu në shfaqjen e kancerit.

Sëmundjet respiratore të mushkërive

Mosha: sipas studimeve, pothuajse 70% e individëve të diagnostikuar me kancer të mushkërive janë mbi moshën 65 vjeç, kurse njerëzit nën moshën 45 vjeç kishin rreth 3% shance për t’u prekur nga kanceri i mushkërive.

Shenjat e para paralajmëruese të kancerit të mushkërive:

  • Kollë e thellë vazhdueshme që është prezente për një kohë të gjatë
  • Vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngime në gjoks
  • Dhimbje kockash, në shpatulla dhe në pjesën e kurrizit
  • Ndryshimet dhe trashja e papritur e zërit që vazhdon për një kohë të gjatë
  • Infeksionet e vazhdueshme në rrugët e frymëmarrjes
  • Rënia drastike në peshë, lodhje dhe dobësi e vazhdueshme

Nëse vëreni dy ose më shumë nga simptomat e përmendura që vazhdojnë për një periudhë të gjatë kohore, duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve