Ja shenjat e para paralajmëruese të sëmundjeve të zorrëve dhe kancerit kolorektal

Përshtati në shqip për “Shëdnet+”: Daniela Bardhi

Kanceri i zorrës së trashë është një nga llojet më të përhapura të kancerit. Sëmundjet dhe kanceri i zorrëve prekin si femrat ashtu edhe meshkujt. Është shumë e rëndësishme që të kapni këtë sëmundje që në fazat e para dhe mos t’i injoroni simptomat e para:

zorretGjakderdhje në jashtëqitje: nëse gjatë keni jashtëqitje me gjakderdhje dhe ju formohen plagë rreth zonës së anusit që ju qëndrojnë për shumë gjatë, atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun. Sipas studimeve të bëra rreth gjysma e njerëzve që vuanin nga kanceri i zorrës së trashë kishin pasur gjakderdhje në jashtqitje.

Ndryshime në jashtëqitje: nëse vëreni ndryshime në erën, formën, ngjyrën e jashtëqitjes që vazhdon për një periudhë të gjatë kohore atëherë mund të jenë shenjë e problemeve me zorrët.

Dhimbje barku: dhimbjet e lehta të barkut mund të quhen normale, por nëse keni gazra, probleme me tretjen, fryrje të barkut që ju zgjasin shumë, atëherë duhet të shqetësoheni, mund t’ju tregojnë porbleme me zorrët.

Rënia në peshë: rënia në peshë në mënyrë drastike nuk është aspak normale, sidomos në rastet kur po ushqeheni si normalisht.

Kapsllëk ose diarre: të dyja këto simptoma kur zgjasin më shumë se një javë mund të jenë shenja të kancerit kolorektal.

Të vjella: të vjellat pa arsye nëse shoqërohen me një nga simptomat e mësipërme janë një nga shenjat e kancerit të zorrës së trashë./ Burimi: realfarmacy.com

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?