Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Ndonjëherë hormonet mund të dalin jashtë bilancit dhe mund t’ju bëjnë të ndiheni të dobët dhe të pafuqishëm. Megjithëse, kjo nuk është një arsye për t’u shqetësuar se mund t’i ndodhi kujtdo dhe ekzistojnë mënyra natyrale për t’i balancuar ato.
Ja disa nga nga simptomat më të zakonshme që tregojnë çekuilibër hormonal:
Kur keni sindromë premenstruale- Keni luhatje peshe çdo muaj
- Keni enjtje, edemë, puçra apo mbajtje uji në trup
- Ndiheni të fryrë
- Keni dhimbje koke të vazhdueshme
- Jeni të stresuar
- Keni rrahje të shpeshta zemre
- Ndiheni të paaftë për të përballuar edhe ndjesitë më të zakonshme
- Keni cikël menstrual të parregullt
- Gjatë ciklit keni gjakderdhje të shumtë (më shumë se zakonisht)
- Jeni jopjellore
- Ju janë formuar kiste ose gunga në gjoks
- Ndjeni ankth vazhdimisht
- Djersiteni shumë gjatë natës
- Vuani nga pagjumësia
- Keni lëkurë të thatë dhe rënie flokësh
- Keni probleme me kujtesën ose përqëndrimin
- Keni akumuluar yndyrë rreth zonës së barkut
- Ju janë shtuar qimet në fytyrë apo trup
Nëse vëreni 0-9 siptoma të mësipërme: ju mund të keni çekuilibër të butë të hormoneve seksuale.
Nëse vëreni 10-14 simptoma të mësipërme: ju mund të keni çekuilibër të moderuar hormonal.
15 ose më shumë: ju mund të keni çekuilibër të rëndë hormonal. Në këto raste duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.
Në rastet kur keni çekulibër hormonal duhet të shmangni ushqimet e pasura me sheqer, kafeinë, alkool etj. Shmangni miellin e rafinuar dhe karbohidratet e papërpunuara gjithashtu. Bëni aktivitet fizik, reduktoni stresin dhe flini gjumë mjaftueshëm. / Burimi: steptohealth


