30 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë migrenë, femrat tre herë më shumë se meshkujt.
Migrena është dhimbje shpesh në njërën anë të kokës. Aktiviteti fizik mund të sjellë dhimbje, por simptomat mund të ndryshojnë nga personi në person dhe nga një shkallë e sëmundjes në tjetrën.
Ja disa mënyra për të identifikuar migrenën:
- Ndryshimet e humorit mund të jenë shenjë e migrenës.
- Mungesa e gjumit është një tjetër shenjë. Studimet kanë treguar një lidhje midis mungesës së gjumit dhe migrenës.
- Kur keni migrenë është e vështirë të bëni një gjumë të mirë. “Shumë njerëz përballen me pagjumësi si rezultat i migrenës”, thotë Edmund Mesina, drejtor mjekësor i Klinikës për Dhimbjet e Kokës në Miçigan, SHBA.
- Keni hundë apo sy të përlotur: disa njerëz me migrenë kanë simptoma, si: hundë të zëna, rrjedhje hundësh ose marramendje.
Një studim i madh tregoi se në mesin e njerëzve të cilët u ankuan për dhimbje koke, gati 90% kishin migrenë ./ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


