Ja shenjat që tregojnë se keni mungesë proteinash në trup

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Proteinat janë një nga elementet thelbësore që duhet të merrni në sasinë e rekomanduar çdo ditë në mënyrë që të qëndroni të shëndetshëm dhe të mos sëmureni.

Sipas Departamentit të Bujqësisë në SHBA, burrat dhe gratë duhet të hanë minimalisht 8 gram proteina për çdo kilogram të masës trupore, nëse jeni të angazhuar me aktivitet sportiv duhet të shtoni dozën e proteinave.

Në këtë postim do t’ju tregojmë shenjat që tregojnë se keni mungesë proteinash:

Stres i vazhdueshëm: mungesa e proteinave ndikon në sistemin nervor dhe imunitar dhe për pasojë keni më shumë stres.

Flokë dhe thonj të brishtë: proteinat janë thelbësore për shëndetin e flokëve dhe thonjve. Nëse ju bien flokët, ju ka humbur shkëlqimi apo ju thyhen thonjtë do të thotë se nuk keni konsumuar mjaftueshëm proteina.

Rënie e masës muskulare: proteinat janë një nga elementet më thelbësore në formimin e muskujve.

Ndiheni të pafuqishëm: proteinat ju mbajnë të ngopur dhe nëse nuk konsumoni dozën e rekomanduar çdo ditë, do të ndiheni të këputur dhe të lodhur.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?