Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Të gjithë e dimë se diabeti është sëmundje që rrit nivelet e sheqerit në gjak. Por njerëzit e diagnostikuar me diabet nuk janë të vetmit që duhet të shqetësohen për nivelin e sheqerit në gjak. Çdo person duhet të shqetësohet për këtë problem, sepse në qoftë se dikush ka nivel sheqeri të lartë për periudhë të gjatë kohe mund të preket nga diabeti apo sëmundje të tjera të rënda shëndetësore.
Faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e sheqerit në gjak janë:
- Dieta e varfër
- Mungesa e ushtrimeve të rregullta
- Stresi
- Problemet e tjera shëndetësore
- Përdorimi i medikamenteve të caktuara
Simptomat që mund t’ju ndihmonjë të dalloni nëse bëni pjesë në grupin e personave të prekur nga sëmundja e diabetit:
- Gojë e thatë
- Etje e shpeshtë
- Probleme me stomakun
- Impotencë
- Shërim i ngadaltë i plagëve
- Ndjenja e të qënit i uritur
- Iritim i lëkurës, pa ndonjë shkak
- Urinim i shpeshtë gjatë natës
- Vështirësi për t’u përqendruar
- Turbullim i shikimit
- Infeksione të shpeshta
Burimi: .yourhealthycupoftea / shendeti.com.al


