Ja shkaktarët kryesorë që çojnë në cirrozë dhe dëmtim të mëlçisë

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Mëlçia është organi më i madh në trup dhe ka përgjegjësi për filtrimin e gjakut, përpunimin e lëndëve ushqyese, parandalimin e infeksioneve, prodhimin e proteinave që nevojiten për mpiksjen e gjakut etj. Nëse dëmtohet mëlçia mund të kalojë në cirrozë ose kancer.

Ndërsa shumica e njerëzve e lidhin dëmtimin e mëlçisë me abuzimin me alkool, ekzistojnë disa faktorë të tjerë që sëmurin mëlçinë, ja disa prej tyre:

Obeziteti: mendohet se luan një rol kyç në sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur joalkoolike, e cila prek 80-100 milion njerëz në SHBA. Së shpejti mendohet të jetë arsyeja numër 1 për transplantin e mëlçisë. Kjo sëmundje e mëlçisë ndodh kur sasi e lartë yndyrnash depozitohet në qelizat e mëlçisë.

Pijet e gazuara: janë të pasura me sheqer dhe janë faktor kyç në sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur.

Acetaminofen: nëse merret në doza të larta dhe pa rekomandimin e mjekut çon në dëmtim të rëndë të mëlçisë. Acetaminofeni gjendet në shumë medikamente.

Medikamente të tjera: Përveç acetaminofenit, medikamente të tjera mund të çojnë në dëmtim të mëlçisë gjithashtu. Për shembull, përdorimi afatgjatë i steroideve anabolike (hormone mashkullore që përdorin disa atletë për të përmirësuar performancën e tyre) ka qenë i lidhur me një rrezik të lartë të kancerit të mëlçisë.

Përdorimi i drogës: përfshirë heroinën dhe kokainën, si dhe droga të tjera shkaktojnë dëmtime të mëlçisë.

Hepatiti: Hepatiti B kronik  dhe C janë përgjegjës për shumicën e rasteve të kancerit të mëlçisë në të gjithë botën.

Sëmundjet gjenetike: gjenetika mund të luajë një rol shumë të madh në shëndetin e mëlçisë. Për shembull, hemokromatoza e sëmundjes trashëgimore shkakton grumbullim të hekurit në trup dhe çon në cerrozë ose dëmtim të mëlçisë.

Sëmundjet autoimune: ndodhin atëherë kur vetë trupi sulmon gabimisht organet. Psh, hepatiti autoimun është kur vetë trupi sulmon gabimisht mëlçinë. Kjo sëmundje zakonisht prek gratë dhe është me e zakonshme tek njerëzit që kanë sëmundje të tjera autoimune.

Pirja e duhanit: rrit rrezikun e cerrozës dhe kancerit të mëlçisë , pasi duhani promovon prodhimin e citokinave, kimikate që shkaktojnë më shumë ilflamacion në qelizat e mëlçisë.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?