Ja si bëhet kontrolli falas. Ku shkuan 120 milionë euro?

(Marrë nga faqja e Unionit të Profesionistëve të Mjekësisë Shqiptare)

kontrolli

Ja si bëhet check up / kontrolli mjekësor i popullatës falas dhe në korridore … Made in Beqaj!

Ku shkuan 120 milionë eurot?!

Ku janë investimet dhe kushtet për kontroll shëndetësor falas?! Këtë e tha me zë dhe figurë edhe Ambasadori Amerikan që e flet gjuhën shqipe më mirë se ministri. Përkthe shifrat në vepra, spese qendrat shëndetësore në vend janë në mjerim dhe pa kushtet minimale bazë.

O popull, tani rrini të qetë sepse mungesa e ilaçeve në sasi dhe si mos më keq në cilesi, mungesa e mjeteve spitalore, aparaturave dhe ambienteve, çdo gjë behet në korridor, në livadh, në stadium, e

është pjesë normale e shëndetësisë sonë publike. Fshati digjet dhe Beqaj krihet!

Privatësia e të dhënave të pacientit ka pak rëndësi, sepse edhe mundësia për të ofruar kujdes mjekësor cilësor bashkëkohor në sistemin shëndetësor publik është e pamundur.

Ne bluzat e bardha ç’mund të bëjmë? A bëhen injeksionet pa shiringa, pa ilaçe? A vihet diagnoza pa laboratorë dhe aparatura? A bëhen operacionet e kockave pa mjete dhe proteza? A pritet druri pa sopatë dhe sharrë? A ndërtohet pa tulla dhe çimento, dru e mjete të tjera? Ustai do mjete që të bëjë ustallëkun mirë!

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi