Ja si e nisin ditën njerëzit e suksesshëm

Mëngjeset janë tepër të rëdësishme pasi vendosin rrjedhën e ditës,thotë  Paks Tandon, ekspert i psikologjisw dhe redaktor i “AuthenticHappiness.com”. Nëse e filloni ditën me mendime negative, stres, frustrim, dita juaj do të vazhdojë nën këto tone.

suksesfullSipas  Tandom, ka patur studime të cilat tregojnë se meditimi i thjeshtë, mund të reduktojë stresin, të përmirësojë fokusin, dhe madje të luftojë plakjen. Me këto përfitime, nuk është çudi që kaq shumë njerëz të suksesshëm e fillojnë ditën  me këtë rutinë në mëngjes. Ja çfarë  duhet t’i thoni vetes çdo mëngjes, ashtu siç bëjnë shumë njerëz të suksesshëm:

Jam mirënjohës: Duke qenë të ndërgjegjshëm për gjërat që keni në jetën tuaj pëpiquni të jeni edhe  mirënjohës për to. Duke medituar mbi to jo vetëm që mbushni trurin dhe trupin me kimikate të lumtur, por tërhiqni drejt vetes vetëm gjëra pozitive”, thotë Tandon. “Ky është ligji i tërheqjes në bashkëveprim me universin, dhe një praktikë e disa prej individëve më të suksesshme të planetit, duke përfshirë shumë të famshëm.”

Qëllimi im për sot: Thjesht duke filluar ditën tuaj me “Synimi im për sot është …” mund  të shërbejë si një përkujtues i asaj që jeni duke u përpjekur të bëni.

Çdo gjë e ka një të mirë në vetvete: Duke pasur një qëndrim optimist, do të reduktoni stresin, madje do të stimuloni mirëfunksionimin e sistemit imunitar.

Unë jam i denjë sepse: Njerëzit e suksesshëm e dinë se për çfarë janë të aftë, dhe kujtojnë veten shpesh për këto aftësi.

“Çdo mëngjes duhet të përsërisni:” Unë kam aftësinë dhe burimet për të zgjidhur ndonjë problem që mund të lindë “, në qoftë se mendoni dhe thoni diçka shpesh, në fund do filloni ta besoni , kjo ësht nxitje e besimit.”/ Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj