Ja si fitonin para me receta false 13 persona

Prokuroria e Tiranës urdhëroi të shtunën ndalimin e 13 personave, përfshirë pronarin e një depoje të madhe farmaceutike, të akuzuar se ishin pjesë e skemës së vjedhejs së parave shtetërore me receta e faktura fiktive. Mes të ndaluarve, sipas burimeve zyrtare të prokurorisë, janë edhe drejtues të kësaj depoje, 4 pronarë farmacish dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal, Tiranë.

Sipas akuzës, të gjithë këta persona dyshohen si të përfshirë në skemën e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve. Prokuroria bëri me dije se nga hetimi i njësisë Task- Forcë, rezulton se në krye të kësaj skeme qëndron shtetasi Nadir Çausholli, administrator i depos farmaceutike “Omega Pharma”. Objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të aspirina ilacemedikamenteve mjekësore, për receta të ekzektuara pranë katër subjekteve farmaceutike “Farmacia Lundër”, “Nutrimed 2012”, “Bërzhitë” dhe “Adelina”. Për këto farmaci fantazmë, që aktivitet të vetëm kanë pasur vjedhjen e parave të shtetit, Prokuroria zhvilloi hetime dhe arrestoi 9 të dyshuarit e parë në qershor 2015.

Veç katër farmacive fiktive, hetimi vijoi dhe në disa farmaci të tjera, nga kur rezultoi se kishin përiftuar vlera të larta rimbursimi përsa u përket medikamenteve mjekësore, çmimet e të cilave rimbursohen nga shteti. Sipas ligjit në fuqi, farmacitë rimbursohen vetëm për medikamentet që janë tragtuar nga importuesi apo shpërndarësi farmaceutik që ka kontratë me Fondin. Farmacitë, si dhe depot importuese e shpërndarëse kanë detyrimit të deklarojnë çdo muaj hyrjet. Nga hetimi rezultoi se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive.

Nga këqyrja e këtyre farmacive, vihet re se një pjesë e madhe e furnizimeve ose të gjitha furnizimet janë bërë nga “Omega Pharma Group”, thotë prokuroria. Sipas saj, hetimet kanë treguar se për medikamentin “Ketosteril”, që jepet për infuciencë kronike renale, të drejtën e importit e ka një depo tjetër, e cila nuk rezulton t’ia ketë shitur këtë ilaç “Omega Farmës” e si rrjedhojë nuk mund të jetë shpërndarë nga kjo e fundit në farmaci, siç rezulton në dokumente./ Panorama

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara